-
Moqdad: Sanksionet amerikane pengojnë dërgimin e ndihmave për viktimat e tërmetit
Shkurt 08, 2023 04:29Ministri i Jashtëm sirian Faisal Moqdad tha: Sanksionet amerikane janë pengesë e madhe për dërgimin e ndihmës së shpejtë sepse këto sanksione pengojnë importin e barnave në Siri. Tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter mëngjesin e së hënës goditi veriperëndimin e Sirisë duke shkaktuar shumë dëme materiale dhe në njerëz.
-
Efektet tragjike të sanksioneve dhe bllokadës në operacionet e ndihmës në Siri
Shkurt 07, 2023 15:18Në një kohë kur numri i viktimave të tërmetit në Siri ka arritur në më shumë se 1400 persona dhe numri i të lënduarve ka arritur në mbi 2400 persona, një numër i madh i kompanive të transportit ajror refuzojnë të hyjnë në aeroportet siriane për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe të Evropës.
-
Inxhinierët organizatës "Hashd Sha'bi" të Irakut shkojnë në Siri për të ndihmuar viktimat e tërmetit
Shkurt 07, 2023 12:46Organizata e Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd Sha'bi) ka dërguar forcat e saj në Siri për të ndihmuar popullatën e rajoneve të goditura nga tërmeti.
-
Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të tetëfishohet
Shkurt 07, 2023 10:48Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se numri fillestar i viktimave të shkaktuar nga tërmetit në Turqi dhe Siri mund të rritet deri në 8 herë më shumë.
-
Mesazhi i Hanieh për Bashar Assad: Palestinezët janë të gatshëm të ndihmojnë viktimat e tërmetit në Siri
Shkurt 07, 2023 04:28Në një mesazh drejtuar presidentit sirian Bashar al-Assad, Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të Hamasit, shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e një grupi sirianësh në tërmetin e fundit dhe theksoi gatishmërinë e kësaj lëvizjeje dhe të popullit palestinez, për të ndihmuar popullin sirian.
-
Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri kalon shifrën 4300 persona
Shkurt 07, 2023 04:28Të paktën 2921 persona në Turqi dhe 1444 persona në Siri kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.8 në mëngjesin e djeshëm që goditi rajonet jugore të Turqisë dhe veriun e Sirisë.
-
Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit e gatshme për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Shkurt 06, 2023 13:10Kreu i Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit bëri të ditur dërgimin e një letre zyrtare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
-
Presidenti iranian dërgon mesazhe ngushëllimi për presidentët e Turqisë dhe Sirisë
Shkurt 06, 2023 12:42President i Republikës Islamike të Iranit në mesazhe të ndara ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të Iranit për presidentët dhe popujt e Turqisë dhe Sirisë për tërmetin e rëndë që ndodhi në këto dy vende mike dhe vëllazërore.
-
Ministria e Jashtme e Iranit shpreh solidaritet me Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit në këto dy vende
Shkurt 06, 2023 12:14Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shprehu solidaritetin e Iranit për qeveritë dhe popujt e të dy vendeve pas tërmetit në Turqi dhe Siri.
-
Konsulli i Iranit në Alepo: Të gjitha kapacitetet iraniane janë mobilizuar për të ndihmuar popullatën e Alepos
Shkurt 06, 2023 11:51Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Islamike të Iranit në provincën Alepo të Sirisë deklaroi: "Të gjitha kapacitetet iraniane që ndodhen në Siri janë mobilizuar për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti në Alepo".