-
Biden urdhëron nisjen e një aksioni ushtarak në Lindjen e Mesme
Janar 30, 2024 04:45Faqja e internetit Politico të martën në mëngjes raportoi se presidenti amerikan u kërkoi këshilltarëve të tij të shqyrtonin të gjitha opsionet që ata kanë për parandalimin sa më të madh të sulmeve ndaj forcave të vendit në Azinë Perëndimore.
-
Sulm i rezistencës irakiane në bazën amerikane në verilindje të Sirisë
Janar 29, 2024 16:42Burime irakiane raportuan për një sulm me raketa të rezistencës irakiane në bazën amerikane “Al-Shadadi” në verilindje të Sirisë.
-
Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara: Irani nuk ka asnjë lidhje me sulmet kundër forcave amerikane
Janar 29, 2024 05:00Delegacioni i Iranit në Kombet e Bashkuara pas një sulmi me dron ndaj forcave amerikane në Jordaninë verilindore pranë kufirit sirian, që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi 34 të tjerë ka njoftuar: Irani nuk ka asnjë lidhje me këto sulme.
-
Takimi urgjent i Shtëpisë së Bardhë pas vrasjes së 3 amerikanëve në Jordani
Janar 29, 2024 05:00Shtëpia e Bardhë mbajti një takim urgjent me presidentin Joe Biden dhe zyrtarë të lartë amerikanë, pas sulmit me dron ndaj forcave amerikane në Jordani pranë kufirit sirian që vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi 34 të tjerë.
-
Tre trupa amerikane të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me dron në Jordani
Janar 28, 2024 16:56Një sulm me dron në një bazë të vogël amerikane në Jordani ka lënë të vdekur tre ushtarë amerikanë dhe 25 të tjerë të plagosur.
-
Politico: Forcat amerikane nuk do të largohen nga Iraku dhe Siria
Janar 27, 2024 06:09Faqja amerikane e internetit Politico të premten në mëngjes prezantoi një raport me titullin "Forcat amerikane nuk do të largohen nga Iraku dhe Siria së shpejti".
-
Baza Ain al-Asad e SHBA-së sulmohet me dron
Janar 26, 2024 16:27Baza ajrore Ain al-Asad që strehon trupat amerikane në Irak është sulmuar sërish me dron mes raporteve që sugjerojnë se Uashingtoni po shqyrton tërheqjen e trupave të tij nga Iraku.
-
Ministria e Mbrojtjes e Irakut po përgatitet për tërheqjen e trupave amerikane
Janar 26, 2024 06:25Ministria e Mbrojtjes së Irakut, pas njoftimit të Bagdadit në lidhje me reduktimin gradual të pranisë së forcave amerikane në Irak, njoftoi se forcat e armatosura të vendit janë plotësisht të përgatitura për tërheqjen e forcave të koalicionit dhe për të marrë detyrën e vendosjes së sigurisë në të gjithë territorin e Irakut.
-
Ushtria e Jemenit: Ne shënjestruam anijen luftarake amerikane
Janar 25, 2024 05:38Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit të enjten tha se një numër i raketave balistike të lëshuara nga ushtria goditën drejtpërdrejt anijen luftarake amerikane dhe dy anije tregtare amerikane.
-
Sulm me dron në bazën e pushtuesve amerikan në Erbil
Janar 25, 2024 05:38Të mërkurën, Rezistenca Islamike e Irakut shënjestroi me një dron bazën e pushtuesve amerikan pranë aeroportit Erbil në Kurdistanin irakian.