-
Raisi: Sukseset e rezistencës palestineze janë një burim krenarie për Umetin Islamik
Tetor 09, 2023 06:42Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Ajo që ndodhi me operacionin fitues të muxhahedinëve palestinezë në territoret e pushtuara ishte përmbushja e pritshmërisë 70-vjeçare të kombit palestinez dhe të ummetit islam dhe në dashtë Zoti, së shpejti do të falemi së bashku në xhaminë Al-Aksa.
-
Irani dhe Iraku kërkojnë një takim urgjent të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të ndihmuar Palestinën
Tetor 09, 2023 06:42Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Irakut kërkuan veprim të koordinuar dhe efektiv të vendeve islamike për të ndihmuar Palestinën dhe ndalimin e sulmeve agresive të regjimit sionist, si dhe mbledhjen urgjente të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të shqyrtuar zhvillimet në Palestinë.
-
Hamasi bombardon aeroportin Ben-Gurion
Tetor 09, 2023 06:42Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi se në përgjigje të krimeve të vazhdueshme të regjimit sionist dhe sulmeve ndaj zonave të banuara, lëshoi disa raketa kundër aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv.
-
Zëdhënësi i Kassem, njoftoi kapjen e një grupi të ri sionistësh
Tetor 09, 2023 06:42Abu Obeidah, zëdhënësi i batalioneve Kassem, theksoi se luftëtarët palestinez kanë kapur një grup të ri sionistësh.
-
Dita e tretë e operacionit Stuhia Al-Aksa / Rritet në 1000 persona numri i vdekjeve në radhët e regjimit sionist
Tetor 09, 2023 06:42Konflikti mes palestinezëve dhe regjimit sionist po vazhdon në ditën e tretë të operacionit të papritur Stuhia Al-Aksa, që filloi në orët e para të së shtunës, në shumë zona dhe qytete sioniste, si dhe bombardimin e shtëpive palestineze në Gaza nga regjimi sionist.
-
Presidenti Raisi: Luftënxitja është e dëmshme për sionistët
Tetor 08, 2023 17:36Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka paralajmëruar Izraelin se ekuacionet rajonale kanë ndryshuar dhe luftënxitja do të ishte e dëmshme për sionistët.
-
Gjeneralmajor Bakeri: Stuhia Al-Aksa i bëri izraelitët të besojnë në "makthin e tyre të kolapsit"
Tetor 08, 2023 17:33Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bakeri deklaroi se operacioni i lavdishëm ushtarak palestinez në territoret e pushtuara i bëri sundimtarët e regjimit okupator sionist të besojnë se "makthi i tyre i kolapsit" po merr jetë.
-
Hezbollahu u drejtohet luftëtarëve palestinezë: “Armët dhe raketat tona janë me ju”
Tetor 08, 2023 17:32Një zyrtar i lartë i lëvizjes së rezistencës Hezbollah të Libanit deklaroi se "armët dhe raketat" e grupit libanez janë me luftëtarët palestinezë që kryen një ofensivë të befasishme kundër territoreve të pushtuara nga Izraeli.
-
Aspektet ushtarake dhe inteligjente të operacionit të stuhisë Al-Aksa
Tetor 08, 2023 17:30Grupet e rezistencës palestineze me bazë në Rripin e Gazës, Lëvizja Hamas, së bashku me lëvizjet e tjera palestineze, veçanërisht lëvizjen e Xhihadit Islamik Palestinez, filluan të shtunën operacionin Stuhia Al-Aksa kundër regjimit sionist, më 7 tetor 2023, i cili tronditi sionistët.
-
Rritet numri i dëshmorëve në operacionet e pushtuesve, 570 dëshmorë dhe 2200 të plagosur.
Tetor 08, 2023 17:28Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në Gaza njoftoi se numri i dëshmorëve të sulmeve të pushtuesve sionistë në Gaza është rritur deri më tani në 570 dëshmorë dhe 2200 të plagosur.