-
Shpella e akullit "Çam"
Gusht 01, 2023 04:12Shpella e akullit "Çama" është një nga shpellat më mahnitëse dhe spektakolare në Iran, e vendosur në veriperëndim të provincës Çahar Mahal-Bakhtjari. Shpella e akullit "Çam" u krijua për shkak të vendndodhjes në një luginë të thellë dhe akumulimit të borës gjatë mijëra viteve. Këndi i luginës dhe rrezet e diellit mbi të kanë bërë që këto akullnaja të mbeten të përhershme dhe të pashkrira çdo vit.
-
Amir-Abdollahian: Izraeli burimi kryesor i destabilitetit në rajonin e Azisë Perëndimore
Korrik 31, 2023 16:39Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian e quajti regjimin izraelit burimin kryesor të paqëndrueshmërisë në Azinë Perëndimore, duke theksuar se rajoni nuk ka qenë dhe nuk do të jetë indiferent ndaj lëvizjeve destabilizuese të entitetit pushtues sionist.
-
Kreu i Gjyqësorit të Iranit: Grupet terroriste do vijnë një nga një para drejtësisë
Korrik 31, 2023 16:37Kreu i Gjyqësorit të Iranit theksoi se dosjet e grupeve terroriste duhet të përfundojnë dhe tha se në rendin e ditës është trajtimi i dosjeve të mbetura të grupeve që kanë kryer krime kundër popullit dhe vendit në fillim të revolucionit.
-
Kanani: Një nga qëllimet e udhëtimit të delegacionit sirian është përshpejtimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Iranit dhe Sirisë
Korrik 31, 2023 16:12Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke folur për vizitën e delegacionit politik dhe ekonomik sirian në Iran, theksoi se një nga qëllimet e këtij udhëtimi është përshpejtimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
-
Amir Abdullahian: Lufta efektive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit është një shqetësim i përbashkët i sigurisë së Iranit dhe Pakistanit
Korrik 31, 2023 05:42Duke dënuar aktin terrorist të djeshëm në Pakistan dhe duke deklaruar se lufta efektive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit është një shqetësim i përbashkët i sigurisë së Iranit dhe Pakistanit, Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Terrorizmi është një fenomen i keq i kohës sonë.
-
Hipokritët e MEK do të gjykohen nga Gjykata penale Teheranit
Korrik 30, 2023 17:19Gjykata penale Teheranit me anë të një njoftimi publik njoftoi të shtunën gjykimin e 104 anëtarëve të grupit terrorist, Muxhahedin-E-Khalk (MEK).
-
Irani: Lidhjet e forta Teheran-Bagdad do të garantojnë siguri të qëndrueshme rajonale
Korrik 30, 2023 16:46Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian tha se marrëdhëniet e gjera dhe lidhjet e forta midis Iranit dhe Irakut do të garantojnë siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon.
-
Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë: Hipokritët janë shpërngulur në gjendje të mjerueshme në Shqipëri dhe vende të ndryshme
Korrik 30, 2023 16:31Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane kolonel Ghorbani tha se pjesëtarët e grupit terrorist MEK janë shpërngulur në gjendje të mjerueshme në Shqipëri dhe vende të ndryshme dhe kjo është rezultat i tradhtisë ndaj Revolucionit Islamik dhe Imam Khomeinit (r.a).
-
Mbahet ceremonia në përkujtim të "Operacionit Mersad"
Korrik 30, 2023 16:14Ceremonia përkujtimore e përvjetorit të fitores së "Operacionit Mersad" u mbajt në shtabin Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane në Teheran.
-
Zyrtarizohet ankesa e Iranit kundër Koresë së Jugut në lidhje me asetet e bllokuara
Korrik 30, 2023 05:48Projektligji për referimin e mosmarrëveshjes ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit dhe qeverisë së Republikës së Koresë së Jugut iu dërgua për formalitete ligjore Këshillit Islamik të Iranit.