Kanani: Një nga qëllimet e udhëtimit të delegacionit sirian është përshpejtimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Iranit dhe Sirisë
(last modified Mon, 31 Jul 2023 17:42:35 GMT )
Korrik 31, 2023 19:42 Europe/Tirane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke folur për vizitën e delegacionit politik dhe ekonomik sirian në Iran, theksoi se një nga qëllimet e këtij udhëtimi është përshpejtimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (e hënë) në konferencën e tij javore për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Iran Press në lidhje me vizitën e delegacionit ekonomik dhe politik sirian në Teheran, tha: “Përcaktimi i objektivave dhe përshpejtimi i procesit të zbatimit të marrëveshjeve të vizitës së fundit të Presidentit të Iranit në Damask është në axhendën e takimeve të delegacioneve iraniane dhe siriane në Teheran". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme vuri në dukje rëndësinë e ndihmës për kthimin e refugjatëve sirianë dhe dërgimin e ndihmave ndërkombëtare, veçanërisht në zonat e prekura nga lufta dhe tërmeti dhe shtoi: "Edhe këto çështje do të shqyrtohen gjatë kësaj vizite". Naser Kanani, duke theksuar përpjekjet e Teheranit për të hequr sanksionet e padrejta dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Perëndimit, tha: "Republika Islamike e Iranit po ndjek rrugën e dialogut dhe diplomacisë bazuar në interesat e saj kombëtare në kuadër të negociatave për të hequr sanksionet". Lidhur me përpjekjet e Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe regjimit sionist, ai tha: "Qeveritë amerikane treguan përkushtimin e tyre të pakushtëzuar në mbështetjen e plotë të regjimit sionist dhe në kuadër të kësaj politike, Shtetet e Bashkuara bënë shumë përpjekje dhe arritën të bëjnë normalizim politik në marrëdhëniet e regjimit sionist me një sërë vendesh të rajonit, por në praktikë, ajo që ndodhi ishte lirimi i dorës së regjimit sionist në krimet e tij kundër kombit palestinez".

 

Tags