Na kthe kockat tona / Pse senatorja australiane i bërtiti Charles III?
(last modified Tue, 22 Oct 2024 15:44:50 GMT )
Tetor 22, 2024 17:44 Europe/Tirane
  • Na kthe kockat tona / Pse senatorja australiane i bërtiti Charles III?
    Na kthe kockat tona / Pse senatorja australiane i bërtiti Charles III?

ParsToday - Kur Charles III, mbreti i Britanisë, po fliste në Parlamentin e Australisë, senatorja e pavarur dhe indigjene e Australisë i bërtiti duke protestuar dhe i tha: "Australia nuk është vendi juaj".

Lydia Thorp, senatorja e pavarur dhe me origjinë nga shteti Victoria në Australi, bërtiti dhe shprehu zemërimin dhe neverinë e saj për kolonializmin e britanikëve kundër popuëëat[s vendase të Australisë dhe gjenocidit të tyre në këtë vend. Sipas ParsToday, Lydia Thorp e zemëruar iu afrua podiumit të Charles III gjatë fjalimit të tij në Parlamentin e Australisë dhe i bërtiti me zë të lartë: "Ky nuk është vendi juaj".

Mbreti i Britanisë, së bashku me gruan e tij, mbretëreshën Camilla, ka shkuar në Australi për herë të parë që nga fillimi i sundimit të tij pas vdekjes së nënës së tij, Elizabeth II, të hënën, ai iu drejtua senatorëve dhe anëtarëve të Parlamentit të Australisë, fjalim ky i cili u prit me britma të zemëruara nga një senatore indigjene.

Në përgjithësi, kundërshtarët e sundimit britanik mbi Australinë mund të ndahen në dy grupe. Ekziston një pjesë e vendasve që besojnë se britanikët, duke pushtuar vendin e tyre, vranë dhe plaçkitën dhe kryen gjenocid ndaj vendasve në Australi për të zyrtarizuar sundimin e njerëzve të bardhë në këtë vend.

Pjesa e dytë e kundërshtarëve janë ata që kundërshtojnë vazhdimin e kolonializmit britanik dhe sundimin e mbretërisë së këtij shteti mbi Australinë. Ata duan të ndryshojnë sistemin politik të Australisë në një republikë dhe t'i japin fund sundimit kolonialist të Britanisë.

Prandaj, senatorja indigjene dhe e pavarur e Parlamentit të Australisë vazhdoi fjalimin e saj të zemëruar ndaj Charles III përpara se të shoqërohej jashtë parlamentit nga forcat e sigurisë, duke iu referuar krimeve të kryera nga britanikët si një fuqi kolonialiste kundër vendasve australianë.

"Ju keni kryer gjenocid ndaj popullit tonë. Na ktheni tokën tonë. Na ktheni atë që na vodhët e plaçkitët".

Këto deklarata nuk janë vetëm slogani i popullatës indigjene, por i të gjithë atyre që kërkojnë pavarësinë dhe vendosjen e sistemit republikan në Australi. Ata akuzojnë gjithashtu qeverinë e Londrës për grabitje dhe plaçkitje të resurseve dhe pasurisë dhe më e rëndësishmja, shkeljen dhe përdhosjen e dinjitetit dhe autoritetit të australianëve.

Kjo senatore australiane, e cila punon për të mbështetur të drejtat e njerëzve indigjenë në Australi, tha: "Na ktheni kockat, kafkat, foshnjat dhe njerëzit tanë".

Deklarata të tilla konsiderohet protesta më e fortë në prani të mbretit të Britanisë, i cili hoqi maskën nga fytyra e tij dhe e monarkisë së Britanisë e ashtuquajtur humanitare.

Sipas një analisti, kjo tregon se monarkia britanike është ndërtuar mbi rrënojat dhe kufomat e njerëzve, ndërkohë që drejtuesit e saj ende pretendojnë të mbrojnë të drejtat e njeriut. Prandaj, senatorja e pavarur dhe indigjene e Australisë i tha me zemërim mbretit Charles III:

"Na shkatërruat vendin tonë. Ju jeni autori i gjenocidit. Ky nuk është vendi juaj. Ti nuk je mbreti im! Ti nuk je mbreti ynë!"

E veshur me një pallto tradicionale të popullatës indigjene australiane, Lydia Thorp përpara se të largohej, vazhdoi të bërtiste: "Mallkuar qoftë kolonialisti!".

Sipas pamjeve të transmetuara të këtij zemërimi dhe neverie, kur mes të ftuarve të pranishëm në sallën e madhe të Parlamentit të Australisë, ekrani i madh i kësaj salle filloi të transmetonte pamjet e pritjes zyrtare të mbretit Charles jashtë Parlamentit dhe ai qëndroi me shpinë prapa këtij ekrani.

Sipas kritikëve, Australia, vend ky që konsiderohet si një nga satelitët e Britanisë, nuk i jep vlerë dhe status real të drejtave të popullatës indigjene të këtij vendi dhe jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë për të rivendosur të drejtat e vendasve të Australisë, por ajo është përpjekur edhe t'i injorojë sa më shumë të drejtat e tyre.

Charles III, i cili po përpiqet të fitojë një pozitë për veten e tij duke udhëtuar në vendet nën "protektoratin" e Londrës, deri më tani nuk ka folur për popullatën indigjene të Australisë dhe kjo çështje ka shkaktuar akoma më shumë zemërim dhe neveri te vendasit e Australisë për shkak të vazhdimit të kolonializmit britanik.

Në të njëjtën kohë, mbështetja e qeverisë londineze për regjimin sionist në vrasjen e popullatës palestineze në Rripin e Gazës dhe civilëve në Liban ka treguar fytyrën negative dhe djallëzore të Britanisë në sytë e opinionit publik botëror dhe tani qëndrimi i zemëruar i senatores indigjene dhe të pavarur të Parlamentit të Australisë ka zbuluar një tjetër perde të kësaj fytyre kolonialiste.