-
Lavrov: Synimi i Perëndimit për të dërguar trupa në Ukrainë është shprehur qartë
Mars 02, 2024 16:22Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi për praninë në Ukrainë të mercenarëve të huaj dhe oficerëve perëndimorë, duke përfshirë britanikë, francezë dhe amerikanë. "Ne e dimë mirë këtë," tha ai.
-
BE rinis ndihmat për UNRWA
Mars 02, 2024 16:20Komisioni Europian ka vendosur të rikthejë ndihmat aq të nevojshme për Agjencinë e OKB-së për palestinezët, UNRWA, të cilat ishin ndërprerë pas akuzave të Izraelit se punonjës të saj qenë përfshirë në sulmet e Hamasit.
-
Heshtja e anëtarëve të OKB-së për krimin e ri të Izraelit është tronditëse
Mars 02, 2024 05:33Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara kritikoi heshtjen e shteteve anëtare të kësaj organizate në lidhje me krimin barbar të kryer nga regjimi sionist ndaj palestinezëve që ishin në radhë për të marrë ndihma humanitare në Rripin e Gazës.
-
Amnesty International kërkon nisjen e një hetimi për vrasjen e popullit të Gazës
Mars 02, 2024 05:33Amnesty International bëri thirrje për nisjen e një hetimi të menjëhershëm për vrasjen masive të palestinezëve nga regjimi sionist gjatë kohës kur palestinezët po merrnin ndihmat humanitare në Rripin e Gazës.
-
Dhjetëra fermerë të arrestuar në protestën në Paris
Mars 01, 2024 16:31Policia franceze tha sot se kishte arrestuar 66 persona në protestën e fermerëve pranë Harkut të Triumfit në Paris dhe në Bulevardin Champs-Elysees, pasi kishin bllokuar trafikun e lëvizjeve të mëngjesit.
-
Përfaqësuesi i Palestinës në mbledhjen urgjente të Kombeve të Bashkuara për masakrën në veri të Gazës: "Mjaft vrasjeve!"
Mars 01, 2024 05:25Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një mbledhje urgjente të enjten për të diskutuar mbi pasojat e masakrës në Gazën veriore.
-
Putin paralajmëron Perëndimin për rrezikun e luftës bërthamore mbi trupat në Ukrainë
Shkurt 29, 2024 16:37Presidenti rus Vladimir Putin tha se disa vende perëndimore po rrezikojnë të shkaktojnë një luftë bërthamore duke vendosur çizme në Ukrainën lindore, duke paralajmëruar se Moska mund të godasë objektivat perëndimore.
-
Turqia gati për blerjen e avionëve F-16
Shkurt 29, 2024 16:35Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dokumentat e ofertës dhe pranimit për blerjen e 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 dhe kiteve të modernizimit për 79 avionët ekzistues të flotës turke.
-
Ligjvënësit amerikanë shprehin shqetësimin për situatën e gazetarëve në Gaza
Shkurt 29, 2024 06:47Duke shprehur shqetësimin për situatën e gazetarëve në sulmet e Izraelit, një sërë ligjvënësish të Partisë Demokratike, nëpërmjet një letre, i kërkuan Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken të marrë masa efektive për mbrojtjen e sigurisë së medias dhe garantimin e lirisë së shtypit në Gaza.
-
Spanja sanksionon kolonët ekstremistë të Bregut Perëndimor
Shkurt 29, 2024 06:39Ministri i Jashtëm spanjoll tha në Parlamentin e këtij vendi: “Madridi po përgatit sanksione kundër kolonëve ekstremistë sionistë në Bregun Perëndimor”.