Mars 02, 2024 19:52 Europe/Tirane
  • Lavrov: Synimi i Perëndimit për të dërguar trupa në Ukrainë është shprehur qartë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi për praninë në Ukrainë të mercenarëve të huaj dhe oficerëve perëndimorë, duke përfshirë britanikë, francezë dhe amerikanë. "Ne e dimë mirë këtë," tha ai.

“Para grushtit të shtetit në Ukrainë, amerikanët u ulën me qindra në ministritë ukrainase, ashtu siç bëjnë sot me mercenarët e tyre, por në fakt ka oficerë karriere atje, ka britanikë dhe francezë,” vuri në dukje Lavrov gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Tretë Diplomatik në Antalia, Turqi, i cili priti delegatë nga 147 vende.

Sipas ministrit të Jashtëm rus, dëshira e vendeve perëndimore për të dërguar trupat e tyre në Ukrainë është regjistruar zyrtarisht pas fjalëve të presidentit francez Emmanuel Macron, por jozyrtarisht, ata tashmë janë atje.

"Unë nuk mendoj se Macron u shpreh keq," tha Lavrov gjatë forumit, në reagim ndaj deklaratës së fundit të presidentit francez për vendosjen e mundshme të trupave franceze në Ukrainë.

“Pa instruktorët ushtarakë nga Perëndimi, Ukraina nuk do të ishte në gjendje të përdorte të ashtuquajturat armë me rreze të gjatë kundër qyteteve ruse. Ne e dimë mirë këtë. Ka shumë prova për të mbështetur pretendimet e Macron", tha Lavrov.

 

Tags