Qershor 27, 2024 11:47 Europe/Tirane
  • Shqetësimi i ish-kryeministrit të regjimit sionist për ikjen e sionistëve nga territoret e pushtuara

Naftali Bennett, ish-kryeministri i regjimit sionist, shprehu shqetësimin për ikjen e sionistëve nga Palestina e pushtuar dhe u kërkoi atyre që të mos ikin nga tokat e pushtuara për shkak të kushteve aktuale të këtij regjimi.

Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera, Bennett deklaroi se "aktualisht jemi në situatën më të vështirë, po e humbim luftën dhe po përballemi me sanksione dhe izolim ndërkombëtar" dhe tha: "Aktualisht, 120 izraelitë mbahen ende peng, mijëra familje janë në zi, qyteti al-Xhalil (Galilea) është braktisur, mijëra njerëz janë zhvendosur, kontrolli i ekonomisë ka dalë nga duart dhe ne po vuajmë nga një deficit buxhetor”.

Ish-kryeministri i regjimit sionist theksoi: "Ne tani kemi rënë në gropë dhe e vetmja gjë që më shqetëson janë fjalët dhe diskutimet e kolonëve për largimin nga tokat e pushtuara."

Në fund, Bennett u kërkoi sionistëve që të mos largohen nga Palestina e pushtuar dhe të qëndrojnë në të.

Faqja e lajmeve në gjuhën hebraike "The Times of Israel" raportoi së fundmi se në 6 muajt e parë të luftës kundër Gazës, 550 mijë kolonë izraelitë u larguan nga frika dhe i lanë përgjithmonë territoret e pushtuara palestineze.

Ky veprim i sionistëve që jetojnë në tokat e pushtuara ndodh me synimin për të emigruar në vende të tjera, si pasojë e pasigurisë për ta në këtë rajon.

Ndërkohë, revista "Ra'i al-Youm", në një analizë, duke iu referuar ikjes masive të sionistëve nga territoret e pushtuara drejt Evropës dhe rajoneve të tjera të botës, në prag të përshkallëzimit të frontit të luftës midis Hezbollahut dhe regjimit sionist, shkruan: "Realizimi i ëndrrës së kthimit të palestinezëve të zhvendosur në atdheun e tyre është afër."

 

Tags