Qershor 29, 2024 09:25 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i vendbanimeve në zonat e Bregut Perëndimor të lumit Jordan
    Zgjerimi i vendbanimeve në zonat e Bregut Perëndimor të lumit Jordan

Pars Today - Kabineti i regjimit okupues të Izraelit ka miratuar planin për zgjerimin e vendbanimeve në zonat e Bregut Perëndimor të lumit Jordan.

Kabineti i sigurisë i regjimit pushtues të Izraelit miratoi planin e Bezalel Smotrich, ministrit të financave të këtij regjimi, për zgjerimin e vendbanimeve në zonat nën kontrollin e Autoritetit Autonom Palestinez. Sipas këtij plani, pesë vendbanime që janë ndërtuar pa leje më parë do të shpallen të ligjshme. Në të njëjtën kohë, kabineti i sigurisë së regjimit pushtues vendosi kufizime serioze në lëvizjen e zyrtarëve të Autoritetit Autonom Palestinez në territorin e pushtuar dhe anuloi disa nga privilegjet dhe kompetencat e tyre dhe të Autoritetit Autonom si kompetencat ekzekutive në Kodsin lindor dhe në juglindje të Kodsit të pushtuar. Smotrich tha se sanksionet kundër Autoritetit Palestinez dhe zgjerimi i vendbanimeve janë një mesazh i qartë për çdo vend që njeh Palestinën. Krijimi i një shteti palestinez në zemër të Izraelit është një kërcënim ekzistencial dhe unë nuk do të lejoj një fatkeqësi të tillë, th ai. Në maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën zyrtarisht shtetin e Palestinës. Pas kësaj, këtyre vendeve iu bashkuan Sllovenia, Armenia dhe Xhamajka. Njohja e shtetit palestinez është në përputhje me presionin ndaj regjimit sionist për t'i dhënë fund luftës kundër Rripit të Gazës. Që nga fillimi i operacionit të stuhisë Al-Aksa në Gaza më 7 tetor të kaluar, është përshpejtuar zgjerimi i vendbanimeve të regjimit sionist në Bregun Perëndimor. Nga ana tjetër, ushtria e këtij regjimi dhe kolonët e armatosur vazhdimisht sulmojnë palestinezët dhe pronat e tyre në qytetet dhe fshatrat e kësaj pjese të territorit të pushtuar palestinez dhe deri më tani një numër i madh i palestinezëve janë martirizuar, plagosur dhe arrestuar.

Tags