Korrik 01, 2024 09:38 Europe/Tirane
  • Festivalin Ndërkombëtar i Filmit në Kanë
    Festivalin Ndërkombëtar i Filmit në Kanë

Pars Today- Zonja iraniane "Golareh Abbasi" fitoi çmimin për regjisorin më të mirë të filmit dokumentar nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë të Francës.

Në Kanë të Francës u mbajt festivali i katërt botëror i filmit me prezencën e regjisorëve më të mirë botërorë. Sipas Pars Today, regjisorja iraniane “Golareh Abbasi” ka marrë çmimin për regjisorin më të mirë të filmit dokumentar nga “Festival i Katërt Ndërkombëtar i Filmit” në Kanë me dokumentarin e saj “Homa”. Dokumentari Homa është historia e jetës së Homa Hamavandi, një grua me ndjenjë të lartë vetëbesimi që punon në një kamp të varësisë nga droga. Problemet dhe kufizimet që ajo ka në jetën e saj nuk e pengojnë atë të jetë në komunitet. Dokumentari i Homas tashmë ka marrë medaljen e nderit të FicFusa nga Kolumbia dhe çmimin special të Konkursit të 20-të Accolade Global Film Competition të Amerikës, si dhe është shfaqur në Festivalin e Filmit A Royal Chance dhe Festivalin e Filmit Dokumentar të Melburnit.

Tags