Korrik 02, 2024 10:05 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia
    Irani dhe Turqia

Pars Today - Zyra turke e statistikave njoftoi një rritje prej 5% të tregtisë midis Iranit dhe Turqisë në 5 muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zyra e Statistikave të Turqisë njoftoi se shkëmbimet tregtare midis Iranit dhe Turqisë në 5 muajt e parë të 2024 u rritën me 5% dhe arritën kuotën e 2.3 miliardë dollarëve. Sipas Pars Today, shkëmbimi tregtar midis Iranit dhe Turqisë në 5 muajt e parë të 2023 ishte 2 miliardë e 189 milionë dollarë. Sipas këtij raporti, eksportet e Turqisë drejt Iranit në muajt janar-maj 2024 kanë arritur në një miliard e 340 milionë dollarë me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Importi i Turqisë nga Irani gjatë kësaj periudhe është shpallur 960 milionë dollarë. Në vitet e fundit, zyrtarët iranianë dhe turq në takimet dypalëshe apo bisedat telefonike, kanë theksuar gjithmonë rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në ato ekonomike. Historia e paqes dhe miqësisë midis Iranit dhe Turqisë dhe të përbashkëtat historike, fetare dhe kulturore së bashku me bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në kuadër të organizatave si Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik "ECO" kanë forcuar lidhjen dhe miqësore dhe marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve fqinje dhe myslimane.

 

Tags