Korrik 02, 2024 21:11 Europe/Tirane
  • Bolton: Debati tregoi se as Biden dhe as Trump nuk janë vërtet të përshtatshëm për të udhëhequr Amerikën

Duke iu referuar performancës së dobët të presidentit Joe Biden në debatin e parë zgjedhor, ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare tha se demokratët kanë pësuar një sulm nervor dhe janë të shtangur dhe se ky president mund të rrëzojë të gjithë partinë.

Në debatin e parë elektoral mes dy kandidatëve amerikanë për president, presidentit aktual Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump, performanca e dobët e presidentit Biden, belbëzimi dhe fuqia e tij e dobët në të folur bënë që të reagojnë mediat, politikanët, madje edhe demokratët pranë tij.

John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një artikull për gazetën "The Telegraph" shkroi: “Rezultatet befasuese të debatit presidencial mes Bidenit dhe Trumpit kanë jehuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara, por pasojat e tij të plota ende nuk janë parë. Tani, demokratët, më në fund, po shqyrtojnë seriozisht nëse do ta heqin Bidenin si kandidaturë presidenciale të partisë së tyre apo jo.”

Bolton vazhdoi: “Demokratët jo vetëm që mund të humbasin Shtëpinë e Bardhë, por gjithashtu mund të pësojnë humbje të konsiderueshme në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Madje është e mundur që shumë votues demokratë të qëndrojnë në shtëpi në ditën e zgjedhjeve dhe të krijojnë pasoja të rënda për Bidenin dhe shokët e tij të partisë.”

Duke iu referuar situatës së ish-presidentit Trump, ai tha: “Donald Trump ndodhet në një situatë më pak të rrezikshme, sepse opinionet rreth tij janë shpesh të mira dhe të vështira për t'u ndryshuar. Trump vetëm nganjëherë mburret dhe lavdëron veten, por performanca e Bidenit bëri që demokratët të pësojnë një krizë nervore dhe të rrëzojë të gjithë partinë.”

Në fund, John Bolton, duke iu referuar asaj që Biden dhe Trump shkëmbyen në debatin e parë, tha: “Sidoqoftë, natyra e këtij debati tregoi se as Biden dhe as Trump nuk janë vërtet të përshtatshëm për të udhëhequr Amerikën si një botë e lirë.”

 

Tags