Korrik 01, 2024 08:52 Europe/Tirane
  • Ramallahu: Prania e forcave të huaja në Gaza është e paligjshme

Zëdhënësi zyrtar i Autoritetit Palestinez, në reagim ndaj deklaratave të autoriteteve sioniste në lidhje me dorëzimin e Rripit të Gazës në duart e forcave ndërkombëtare, theksoi se prania e çdo force të huaj në territoret palestineze është e paligjshme.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, Nabil Abu Radina tha: Prania e forcave të huaja në trojet tona nuk është legjitime dhe vetëm populli ynë vendos se kush do t'i sundojë ata. Më parë, mediat sioniste kishin raportuar se një nga planet e regjimit sionist është që administrimi i Rripit të Gazës t'ua dorëzojë forcave ndërkombëtare. Pasi kanë kaluar rreth 9 muaj që kur regjimi sionist pushtoi Rripin e Gazës pa asnjë rezultat dhe arritje, ky regjim dita ditës po zhytet gjithnjë e më shumë në krizat e tij të brendshme dhe të jashtme.

Tags