Korrik 02, 2024 07:59 Europe/Tirane
  • 15 dëshmorë dhe të plagosur në sulmin e ushtrisë sioniste në Gaza

Burime mediatike raportuan për martirizimin dhe plagosjen e 15 palestinezëve në sulmin e ushtrisë sioniste në perëndim të qytetit të Gazës.

 Al-Jazeera raportoi se 5 palestinezë dhe 10 persona të tjerë u plagosën në sulmin e regjimit sionist në rrugën Al-Jala në perëndim të qytetit të Gazës. Gjithashtu, sipas raporteve të marra, një palestinez ka rënë dëshmor si pasojë e sulmit me artileri të ushtrisë izraelite në disa shtëpi në lindje të kampit Al Brij që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës. Nga ana tjetër, ushtria sioniste njoftoi synimin e saj për të kryer një tjetër sulm tokësor në lindje të Khan Yunis. Sipas njoftimit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar, janë martirizuar 37.900 persona. Gjithashtu, kjo organizatë mjekësore palestineze deklaroi se numri i përgjithshëm i të lënduarve nga sulmet e ushtrisë së regjimit sionist në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës në këtë rrip ka arritur në 87 mijë e 60 persona.

Tags