Korrik 01, 2024 20:59 Europe/Tirane
  • Mjeti i ri lundrues i telekomanduar i Jemenit, gjahtari i mbështetësve të Izraelit në dete

Pars Today - Forcat e armatosura të Jemenit prezantuan të dielën mjetin lundrues pa pilot (UUV) "al-Tufan al-Mudammir" (Stuhia shkatërruese).

Forcat e Armatosura të Jemenit, duke u mbështetur në ekspertët dhe shkencëtarët e këtij vendi, kanë bërë përparim të dukshëm dhe brenda 20 ditëve, kanë prezantuar tre lloje armësh të avancuara dhe cilësore, përfshirë raketën balistike “Filestin”, raketën balistike supersonike “Hatem 2” dhe mjetin lundrues pa pilot"al-Tufan al-Mudammir".

Sipas agjencisë së lajmeve "Pars Today", mbështetur në njoftimin e Forcave të Armatosura të Jemenit, mjeti lundrues pa pilot “al-Tufan al-Mudammir” me peshë nga 1000 deri në 1500 kg, i cili drejtohet me telekomandë, ka një fuqi shkatërruese shumë të lartë.

Shpejtësia e mjetit lundrues pa pilot (UUV) "al-Tufan al-Mudammir" (barkë luftarake e kontrolluar nga distanca) është 45 km në orë dhe është në gjendje të kryejë misione në të gjitha kushtet e motit.

Thuhet se anija "TRANSWORLD NAVIGATOR" u vu në shënjestër më 23 qershor nga mjeti lundrues pa pilot (UUV) "al-Tufan al-Mudammir" (Stuhia shkatërruese).

Gjatë muajve të fundit, ushtria jemenase, në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës, ka vënë në shënjestër në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandeb disa anije izraelite apo edhe anije të destinuara për në territoret e pushtuara.

Forcat e ushtrisë jemenase janë angazhuar se do të vazhdojnë të sulmojnë në Detin e Kuq anijet e këtij regjimi apo anijet e destinuara për në territoret e pushtuara për aq kohë sa regjimi izraelit nuk ndalon sulmet e tij në Gaza.

 

Tags