Korrik 02, 2024 08:00 Europe/Tirane
  • Përkujtimorja e martirizimit të 290 pasagjerëve në sulmin me raketa amerikane

Sot, e martë, 2 korrik 2024 që përkon me 12 Tirin e vititi 1403 sipas kalendarit iranian, është përvjetori i sulmit raketor të luftanijes amerikane Vinson ndaj avionit të transportit civil të kompanisë IranAir të Iranit në vitin 1988 i cili ishte nisur nga Bandarabasi në drejtim të Dubait.

Si pasojë e lëshimit të një rakete nga luftanija amerikane Vinson në drejtim të avionit të transportit civil të kompanisë IranAir, u martirizuan të gjithë 290 pasagjerët e këtij avioni. Pas rrëzimit të këtij avioni, autoritetet amerikane për të justifikojnë këtë krim të pafalshëm, kanë paraqitur arsyeje kontradiktore dhe kanë bërë përpjekje që këtë veprim armiqësor ta paraqesin vetëm si një gabim të thjeshtë, mirëpo duke marrë parasysh faktin se luftanija Vinson ishte e pajisur me sistemet më të sofistikuara radarësh dhe kompjuterike, si dhe faktin e qartë se avioni ishte i transportit civil që fluturonte në linjën e caktuar, është vërtetuar se nuk kishte mundësi që ky veprim të ishte gabim, por ishte një veprim plotësisht armiqësor. Sot familjarët e viktimave të këtij sulmi dhe autoritetet shtetërore duke hedhur lule në ujërat e Gjirit Persik, kujtojnë viktimat e këtij krimi kundër njerëzimi. Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit me anë të një deklarate me rastin e përvjetorit të këtij sulmi të forcave detare të Amerikës kundër avionit civil të Iranit, ka deklaruar: Populli i Iranit, autorët e këtij krimi çnjerëzor i konsideron kriminel të cilët gjoja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, po kryejnë krime kundër njerëzimit në kohën kur ata duhet të dënohen për veprimet e tyre.

Tags