Korrik 01, 2024 09:44 Europe/Tirane
  • NATO aziatike
    NATO aziatike

Pars Today - Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut në një deklaratë duke iu referuar përpjekjeve të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut për të krijuar një aleancë ushtarake në Azi, veprimet e tyre i cilësoi si rrezik për stabilitetin e rajonit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut ka dënuar stërvitjen trepalëshe të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë të njohur si "Freedom Edge" që u zhvillua nga e enjtja deri të shtunën në jug të ishullit Jeju në Korenë e Jugut dhe deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet këtyre 3 vende kanë marrë imazhin e versionit të plotë dhe aziatik të NATO-s. Sipas Pars Today, Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut theksoi se veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj janë një kërcënim për rajonin dhe shtoi se nuk do të injorojë forcimin e bllokut ushtarak në rajon nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj dhe me një "përgjigje vendimtare" do të mbrojë paqen rajonale. Më herët, zëvendës shefi i Shtabit të Përbashkët në “Komisionin Qendror Ushtarak të Kinës” deklaroi se Amerika është sfida më e madhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe tha: Uashingtoni për të ruajtur hegjemoninë e tij në rajon po kërkon të krijojë një version të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në rajonin Azi-Paqësor.

Tags