Media sioniste: Lufta me Hezbollahun do të rezultojë në disfatë absolute
Gazeta izraelite paralajmëroi për zgjerimin e luftës kundër Libanit, duke thënë se rezultati i një lufte në shkallë të gjerë me Hezbollahun është një humbje absolute për Izraelin.
"Nëse Izraeli e zgjeron luftën në Liban dhe kryen operacione tokësore në këtë rajon, ai do të përjetojë një disfatë të rëndë", raportoi gazeta Haaretz.
"Megjithëse kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk kishte ndërmend një sulm në shkallë të gjerë në Liban në tetë muajt e fundit, kundërshtarët politikë të kryeministrit zbuluan se gjendja e rëndë e banorëve të Palestinës së pushtuar dhe dronëve të Hezbollahut që fluturonin në këtë zonë e kanë bërë situatën të vështirë për të", shtoi raporti.
"Izraeli nuk kërkon të pushtojë Libanin jugor deri në lumin Litani, por dëshiron vetëm të kryejë një operacion të kufizuar ushtarak në kufi për të siguruar banorët e veriut se zona është e sigurt për ta për t'u rikthyer në të", raportoi media izraelite.
Haaretz paralajmëroi për kompleksitetin e situatës në rajon, duke thënë se një operacion i tillë, qoftë edhe në mënyrë të kufizuar, mund të intensifikojë tensionet në rajon dhe ta nxjerrjë situatën jashtë kontrollit.
Përgjigja e Hezbollahut ndaj veprimit ushtarak të Izraelit mund ta kthejë këtë manovër të vogël ushtarake në një luftë gjithëpërfshirëse dhe ekziston mundësia që infrastrukturat strategjike të Izraelit të jenë në shënjestër të Hezbollahut, madje edhe ndërprerjet e energjisë elektrike.
Që nga fillimi i Operacionit "Stuhia Al-Aksa" në Rripin e Gazës, Hezbollahu ka ndërmarrë sulme të shpeshta në veri të Palestinës së pushtuar në mbrojtje të popullit të Gazës.