Qershor 30, 2024 11:40 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara: Vendbanimet izraelite janë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar

Koordinatori Special i OKB-së për Çështjet e Paqes në Lindjen e Mesme, Thor Wenceland, i quajti vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor "thellësisht shqetësuese" dhe një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.

Sipas IRNA, Wenceland në rrjetin social X shkroi: Njoftimi i fundit nga një ministër izraelit i kabinetit të sigurisë për vendimin e tij për të legalizuar pesë vendbanime në Bregun e pushtuar Perëndimor sipas ligjit izraelit është thellësisht shqetësues. Ai shtoi: Masa të tilla, së bashku me masat e tjera që dobësojnë Autoritetin Palestinez dhe forcojnë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, përkeqëson tensionet dhe dobëson mundësinë e arritjes së paqes bazuar në një zgjidhje me dy shtete. Wensland theksoi: Vendbanimet janë shembulli më i qartë i shkeljes së ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së.  Mediat sioniste raportuan se ministri i financave i këtij regjimi, Bezalel Smutrich, ra dakord të sanksionojë zyrtarët e Autoritetit Palestinez, si dhe të legjitimojë pesë qendra të vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Sipas burimeve sioniste, sanksionet kundër Autoritetit Palestinez pasojnë një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë që krijon mundësinë e lëshimit të një urdhër-arresti për Benjamin Netanyahun, kryeministrin e këtij regjimi dhe Yoav Gallant, ministrin e luftës. Sipas këtyre burimeve, kabineti i regjimit sionist ka ndërmarrë veprime duke përfshirë anulimin e kompetencave dhe privilegjeve të zyrtarëve të lartë të Autoritetit Palestinez. Kufizimi i lëvizjes së këtyre zyrtarëve, ndëshkimi i tyre në rast të “veprimeve provokuese kundër Izraelit”  dhe anulimi i autoritetit ekzekutiv të Autoritetit Palestinez në jug të Bregut Perëndimor, janë pjesë e vendimeve të regjimit sionist.

Tags