Qershor 29, 2024 21:08 Europe/Tirane
  • SHBA i dërgoi Izraelit një numër të madh municionesh, duke përfshirë mijëra bomba 2000 paundëshe, që nga fillimi i luftës në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se i kanë dërguar Izraelit sasi të mëdha municionesh, duke përfshirë mijëra bomba shumë shkatërruese 2000 paundëshe, që nga fillimi i luftës gjenocidale të regjimit sionist në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë të shtunën se administrata e presidentit Joe Biden ka transferuar më shumë se 10000 bomba 2000 paundëshe, si dhe të paktën 14000 bomba MK-84 2000 paundëshe, 6500 bomba 500 paundëshe, 3000 raketa Hellfire ajër-tokë të drejtuara me saktësi, 1000 bomba bunker-shkatërruese, 2600 bomba me diametër të vogël që hidhen nga ajri, si dhe municione të tjera, që nga tetori i kaluar deri në ditët e fundit, pa dhënë një afat kohor për dërgesat.

Shifrat e fundit tregojnë se nuk ka shenja të rënies së mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Izraelin, pavarësisht një vendimi të fundit nga administrata Biden për të ndaluar një dërgesë me bomba mijëra paundëshe për në Izrael.

"Ndërsa këto shifra mund të shpenzohen relativisht shpejt në një konflikt të madh, kjo listë pasqyron qartë një nivel të konsiderueshëm mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara për aleatët tanë izraelitë," tha Tom Karako, një ekspert i armëve në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ai gjithashtu vuri në dukje se municionet e listuara ishin lloji që Izraeli do të përdorte në luftën e tij kundër Lëvizjes së Rezistencës Palestineze Hamas ose në një konflikt të mundshëm me Lëvizjen e Rezistencës Libaneze Hezbollah.

Zhvillimi i fundit erdhi dy ditë pasi uebsajti i lajmeve Axios raportoi se SHBA do t'i dërgojë Izraelit bomba 500 paundëshe, që ishin pjesë e një dërgese armësh "të pezulluar" për shkak të pushtimit izraelit në Rafah të Gazës.

Dërgesa, e cila përfshin gjithashtu bomba 2000 paundëshe, u ndalua në maj për shkak të shqetësimeve për pushtimin e qytetit të Rafahut, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.4 milionë banorësh të Gazës kanë kërkuar strehim nga sulmet izraelite diku tjetër në Gaza.

Sipas raportit, administrata amerikane është ende duke rishikuar pjesën tjetër të dërgesës, e cila përfshin 1800 bomba 2000 paundëshe.

Izraeli nisi luftën kundër Gazës më 7 tetor pasi lëvizja e Rezistencës Palestineze Hamas zhvilloi operacionin e befasishëm "Stuhia Al-Aksa" kundër entitetit pushtues, në shenjë hakmarrjeje për mizoritë e intensifikuara kundër popullit palestinez.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë furnizuar regjimin e Tel Avivit me më shumë se 10 mijë tonë pajisje ushtarake dhe kanë përdorur të drejtën e vetos kundër të gjitha rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që kërkonin një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Regjimi pushtues ka vrarë së paku 37 mijë e 834 palestinezë dhe ka plagosur mbi 86 mijë e 858 të tjerë që nga fillimi i ofensivës. Më shumë se 1.7 milionë njerëz janë zhvendosur gjithashtu brenda vendit.

 

Tags