Qershor 29, 2024 09:25 Europe/Tirane
  • Oficeri i inteligjencës amerikane: Mbështetja e Uashingtonit për Tel Avivin, luftën e Gazës e çoi në këtë gjendje

Pars Today - Oficeri në pension i inteligjencës i ushtrisë amerikane bëri të ditur se po të mos ishte mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lufta në Gaza nuk do të vazhdonte me këtë fuqi.

Harrison Mann, ish-majori i inteligjencës ushtarake amerikane, kritikoi mbështetjen e SHBA për Izraelin dhe sqaroi se mbështetja e Uashingtonit për Tel Avivin luftën e Gazës e çoi në këtë gjendje. Sipas Pars Today, Harrison Mann dha dorëheqjen nga posti i tij më 24 maj në shenjë proteste ndaj mbështetjes së Uashingtonit për krimet e Izraelit në Palestinë. Të martën, në një intervistë për kanalin Al Jazeera të Katarit, ai deklaroi se shumë ushtarë dhe oficerë të inteligjencës në ushtrinë amerikane janë të pakënaqur me politikat e vendit. Pasi dhashë dorëheqjen nga posti im, vëmendja e shumë elementëve të inteligjencës amerikane të mbrojtjes u tërhoq nga ngjarjet aktuale në Gaza. Mann shërbeu si oficer në ushtrinë amerikane për 13 vjet. Në letrën e dorëheqjes së Harrison Mann thuhet: Mbështetja e papranueshme e administratës Biden për Izraelin ka shkaktuar vrasjen dhe vdekjen nga uria të dhjetëra mijëra palestinezëve të pafajshëm në Gaza. Pak kohë më parë, Hala Rharrit, zëdhënësja arabisht-folëse e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, dha dorëheqjen nga posti i saj në shenjë proteste kundër politikave të administratës Biden ndaj Gazës. Para kësaj, tre zyrtarë amerikanë kishin dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për mbështetjen e Amerikës për regjimin sionist në luftën e Gazës. Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, Izraeli ka nisur një masakër të re masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës. Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 37 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 85 mijë janë plagosur në sulmet e regjimit sionist në Gaza. Regjimi izraelit u krijua në vitin 1917 me projekin e kolonizatorit britanik dhe nëpërmjet imigrimit të hebrenjve nga vende të ndryshme në tokën palestineze dhe ekzistenca e tij u shpall në vitin 1948. Që atëherë, janë zbatuar plane të ndryshme të vrasjeve masive për të kryer gjenocid kundër popullit palestinez dhe për të marrë nën kontroll të gjithë tokën e tyre. Republika Islamike e Iranit është një nga mbështetësit seriozë të shpërbërjes së regjimit kolonizues izraelit dhe kthimit të hebrenjve në vendet e tyre origjinale.

Tags