Qershor 28, 2024 07:55 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i Iranit hedh votën e tij në minutat e para të zgjedhjeve presidenciale 2024

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ayatollah Sejjid Ali Khamenei hodhi votën e tij këtë mëngjes, ndërsa iranianët janë gati të hedhin votën e tyre në zgjedhjet presidenciale të Iranit të vitit 2024.

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik Ajatollah Sejid Ali Khamenei hodhi votën e tij këtë mëngjes në minutat e para të votimit. Këto zgjedhje të përkohshme vijnë pasi presidenti i Iranit Ebrahim Raisi së bashku me Ale-Hashem, Imamin e Lutjeve të Xhumasë të Tabrizit, Husein Amir-Abdollahian, Ministrin e Punëve të Jashtme, Malek Rahmati, Guvernatorin e Përgjithshëm të Azerbajxhanit Lindor, pilotin, bashkë-pilotin, shefin e ekuipazhit, kreun e ekipit të sigurisë dhe një nga truprojat ranë dëshmorë kur helikopteri i tyre u rrëzua më 19 maj, në rrugën e kthimit nga Irani veriperëndimor për në Teheran.

 

Tags