Qershor 30, 2024 11:40 Europe/Tirane
  • Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit: Ndjekja e padive ndaj autorëve të përdorimit të armëve kimike nuk kanë afat

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit tha se ndjekja penale e autorëve, zëvendësve dhe mbikëqyrësve të përdorimit të armëve kimike kundër Iranit nuk kufizohet për nga afati.

Sipas IRNA, “Ali Bagheri Kani”, ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, të shtunën në një mesazh me rastin e afrimit të përvjetorit të bombardimeve kimike kundër qytetit Sardasht shtoi: Gjykatat kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për t'i dënuar kriminelët përgjegjës dhe për të vënë në vend të drejtat shpirtërore dhe materiale të viktimave të armëve kimike. Bagheri Kani sqaroi se qëllimi i zgjedhjes së përvjetorit të bombardimeve kimike në Sardashtit si dita kombëtare e luftës kundër armëve kimike dhe mikrobike është që të shpjegohet dhe qartësohet fakti se Republika Islamike e Iranit është viktima më e madhe e përdorimit të gjerë të armëve kimike në historinë bashkëkohore dhe se ajo ka një vullnet të fortë për të kundërshtuar seriozisht këto armë. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: Hapësira e sulmeve kimike të regjimit të Sadamit gjatë luftës së imponuar që u krye me mbështetjen e disa fuqive perëndimore dhe heshtjen vdekjeprurëse të organizatave ndërkombëtare, ishte në të masë saqë asnjë shembull i ngjashëm nuk mund të gjendet në historinë bashkëkohore. Bagheri Kani tha se përdorimi i gjerë i armëve kimike nga regjimi i Sadamit gjatë tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë, u bë e mundur vetëm duke u mbështetur në mbështetjen efektive materiale, shkencore dhe teknike të disa qeverive dhe kompanive evropiane, veçanërisht Gjermanisë, Holandës dhe Anglisë, dhe mbështetjen e gjerë politike, ushtarake dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se masa të tilla janë pjesë përbërëse e natyrës së disa qeverive perëndimore e cila vihet re edhe tek gjenocidi masiv i regjimit fëmijë-vrasës sionist në Gaza, i cili ka vazhduar në 9 muajt e fundit. Të njëjtat vende që mbështetën plotësisht Sadamin për prodhimin dhe përdorimin e armëve kimike kundër Iranit, duke përfshirë gratë dhe fëmijët e shtypur të Sardashtit, sot janë mbështetës të plotë dhe partnerë të drejtpërdrejtë të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit të regjimit izraelit në Gaza.Më 28 qershor 1987, regjimi i Irakut Baath duke përdorur bomba kimike bombardoi katër vende të mbushura me njerëz në qytetin Sardasht, në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, në veriperëndim të Iranit. Në këtë sulm, njëqind e nëntëmbëdhjetë banorë civilë të këtij qyteti ranë dëshmorë dhe më shumë se tetë mijë njerëz u dëmtuan rëndë nga gazrat toksike. Bombardimi kimik i qytetit kufitar të Sardashtit ishte sulmi më i tmerrshëm kimik që shkaktoi shumë efekte negative dhe probleme. Ky qytet është quajtur qyteti i parë i viktimave të armëve kimike në botë pas bombardimeve bërthamore të Hiroshimës.

Tags