Qershor 27, 2024 12:01 Europe/Tirane
  • Letër nga dijetarët sunitë drejtuar Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik në lidhje me zgjedhjet

Në një letër drejtuar Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, më shumë se dy mijë dijetarë sunitë iranianë i konsideruan zgjedhjet e ardhshme si bazë për autoritetin dhe vullnetin e kombit iranian.

Raundi i 14-të i zgjedhjeve presidenciale në Iran do të mbahet nesër, të premten (28 qershor) për të përcaktuar presidentin e nëntë të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, dy mijë e gjashtëqind vetë nga imamët e namazeve të së premtes dhe ato ditore, si dhe drejtorë të shkollave të shkencave fetare dhe dijetarë sunitë të Iranit i shkruajtën një letër Udhëheqësit Suprem të Revolucionit Islamik duke rinovuar besëlidhjen me idealet e Imam Khomeinit (r.a.) dhe të dëshmorëve të pozitës së lartë, gjithashtu edhe me udhëzimet e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, e konsideruan votën si të drejtë e detyrë të patjetërsueshme të çdo iraniani dhe theksuan se zgjedhjet e ardhshme sigurisht që do të hedhin bazat për autoritetin dhe vullnetin e kombit, si dhe do të vendosin bazat për një të nesërme krenare për të gjithë iranianët, duke përfshirë persët, kurdët, turqit, beluçët, turkmenët dhe lorët, qofshin shiitë apo sunitë, apo edhe pasues të feve të tjera hyjnore.

Kjo letër është nënshkruar nga dijetarë sunitë nga provincat Kermanshah, Hormuzgan, Khorasani Razavi, Khorasani i Jugut, Khorasani i Veriut, Bushehr, Fars, Kurdistan, Golestan, Gilan, Sistan e Baluchistan dhe Azerbajxhani Perëndimor.

 

Tags