Qershor 29, 2024 09:25 Europe/Tirane
  • Takimi i Ministrave të Jashtëm të Forumit të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik në Teheran

Pars Today - Ali Bagheri Kani, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit, tha:

Mbajtja e takimit të ministrave të Forumit të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik tregon vendosmërinë e Iranit për të përdorur të gjitha mundësitë për të forcuar multilateralizmin, bashkëpunimin dhe konvergjencën në Azi.

Forumi i Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik ofron një mundësi për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve aziatike dhe tregon dëshirën e vendeve aziatike për multilateralizëm dhe gjithë përfshirje. Sipas Pars Today, Ali Bagheri Kani në një mesazh duke iu referuar mbajtjes së suksesshme të Takimit Ministror të Forumit të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik në Teheran shkroi: Ky takim u dha mundësi përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe sekretarëve të përgjithshëm të organizatave ndërqeveritare aziatike për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime mbi çështjet e agjendës së takimit dhe perspektivën e aktiviteteve të forumit. Bagheri Kani shtoi: Në këtë mbledhje u miratuan për herë të parë edhe dy parime që rregullojnë veprimtarinë dhe procedurat e forumit. Takimi i 19-të i ministrave të jashtëm të Forumit të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik u mbajt të hënën në Teheran me praninë e zyrtarëve vendas dhe të huaj. Në këtë takim morën pjesë 41 delegacione të ministrave dhe organizatave ndërkombëtare.

Tags