Qershor 28, 2024 07:56 Europe/Tirane
  • Iranianët nisin votimin në zgjedhjet e parakohshme presidenciale

Hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Iran për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në një aksident me helikopter në veriperëndim të vendit.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ajatollah Sejid Ali Khamenei hodhi votën e tij në një qendër votimi në Teheran, pikërisht kur votimi filloi të premten. "i Lutem Zotit të Plotfuqishëm për ditët dhe vitet më të mira për kombin tonë të dashur. Dita e zgjedhjeve është një ditë gëzimi dhe lumturie për ne iranianët, veçanërisht kur zgjedhjet janë për zgjedhjen e presidentit të vendit për vitet e ardhshme që do të përcaktohet nga kjo zgjedhje e popullit”, tha ai pas votimit.

“I rekomandojmë njerëzve tanë të dashur që ta marrin seriozisht votimin dhe pjesëmarrjen në këtë test të rëndësishëm politik dhe të marrin pjesë në të”, shtoi ai.

Ajatollah Khamenei tha gjithashtu: "Qëndrueshmëria, dinjiteti dhe prestigji i Republikës Islamike në botë varet nga prania e njerëzve".

“Për të vërtetuar shëndetin dhe sinqeritetin e sistemit të Republikës Islamike, prania e popullit është e nevojshme dhe e detyrueshme”, shtoi ai.

Votimi filloi në orën 8:00 të mëngjesit (04:30 GMT) të premten. Ai do të vazhdojë për 10 orë deri në orën 18:00, me autoritetin e ministrit të Brendshëm për të zgjatur kohën e votimit nëse është e nevojshme. Më shumë se 61 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë, tha kreu i shtabit zgjedhor. “Shpresoj që Zoti do të zgjedhë opsionin më të mirë për këtë vend dhe se vitet e ardhshme do të jenë vite të mira dhe njerëzit do të jenë të kënaqur me zgjedhjen e tyre”, tha Ajatollah Khamenei. Katër kandidatë konkurrojnë për president pasi dy të tjerë u tërhoqën nga gara. Amirhossein Ghazizadeh Hashemi, 53 vjeç, hoqi dorë nga kandidatura e tij dhe u kërkoi kandidatëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë në mënyrë që fronti i revolucionit të forcohet. Të enjten, kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Zakani gjithashtu u tërhoq, siç bëri më parë në zgjedhjet e vitit 2021, në të cilat Raisi u votua në detyrë. Ish-negociatori bërthamor Said Xhalili dhe kryetari i parlamentit Muhamed Baker Kalibaf mbeten në garë, po ashtu edhe Massoud Pezeshkian, me profesion kardiokirurg dhe deputet nga qyteti veriperëndimor i Tabrizit, dhe Mostafa Pourmohammadi, ish-ministër i brendshëm

 

Tags