Qershor 28, 2024 16:14 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Kanada ka penguar pjesëmarrjen e qindra mijëra qytetarëve iranianë në zgjedhjet presidenciale

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: "I vetmi vend që ka krijuar pengesa në rrugën e demokracisë së Iranit, është Kanadaja që në mënyrë të hapur ka krijuar problemeve dhe vështirësi për pjesëmarrjen e qindra mijëra iranianëve në zgjedhjet presidenciale".

Ali Bagheri Kani tha: "Çdo lloj zgjedhje në Iran konsiderohen një manifestim i ri i demokracisë në Republikën Islamike të Iranit një prej ditëve të dalluara ku qytetarët iranianë manifestojnë fuqinë e tyre. Kjo është për arsye se elementët e fuqisë së Iranit nuk janë vetëm nga aspekti material dhe i mjeteve ushtarake. Pjesëmarrja në nivel të gjerë e qytetarëve iranianë gjithnjë ka befasuar qarqet e ndryshme mediatike dhe politike të botës. Prandaj, edhe sot po ndodhë një gjë e tillë. Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhja e presidentit të ri do të ushtrojë ndikim të madh në qeverisjen e vendit. Përkushtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme si organ përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve presidenciale për iranianët me qëndrim jashtë vendit, ka ndërmarrë masat përkatëse për hapjen e qendrave të votimit nëpër konsullata dhe nëpër përfaqësi diplomatike të Iranit në vendet e tjera. Në këtë drejtim janë krijuar rrethana të mira për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve iranianë në këtë manifestim të demokracisë. Por, për fat të keq i vetmi vend i cili ka krijuar pengesa në rrugën e demokracisë së Iranit, është Kanadaja që në mënyrë të hapur ka penguar pjesëmarrjen e qindra mijëra iranianëve në këto zgjedhje. Pavarësisht ndjekjes së çështjes, nuk janë krijuar mundësitë e duhura për pjesëmarrjen e iranianëve me qëndrim në Kanada në këto zgjedhje presidenciale dhe autoritetet kanadeze edhe njëherë kanë treguar armiqësinë e tyre ndaj Iranit dhe nga ana tjetër kanë vërtetuar se pretendimet e tyre për demokraci janë boshe. Në vende të ndryshme janë ndërmarrë masat përkatëse dhe procesi i votimit ka filluar që nga mëngjesi sipas kohës lokale dhe po vazhdon në përfaqësitë diplomatike të Iranit".

 

Tags