-
Stërvitja e madhe e Rusisë, Kinës, Indisë dhe 11 vendeve të tjera, simbol i dështimit të përpjekjeve të Perëndimit për të izoluar Rusinë
Shtator 01, 2022 14:44Pavarësisht presionit amerikan ndaj vendeve të tjera për të izoluar Rusinë për shkak të luftës në Ukrainë, Moska ka organizuar një stërvitje të madhe tokësore, ajrore dhe detare me pjesëmarrjen e 13 vendeve të tjera. Stërvitja "Vostok-2022" filloi me praninë e forcave ushtarake nga Rusia, Kina, India dhe 11 vende të tjera në rajonin Primorsky (pjesa më jugore e Lindjes së Largët të Rusisë dhe në bregun e Detit të Japonisë).
-
Nënshkrimi i marrëveshjes 555 milionë dollarëshe mes Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara për dronët
Shtator 01, 2022 15:18Mediat tajvaneze njoftuan nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 555 milionë dollarësh për dronët ndërmjet dy palëve pas spekulimeve për përgatitjen e qeverisë së presidentit amerikan Joe Biden për t'i shitur Tajvanit armë me vlerë 1.1 miliardë dollarë.
-
Fillimi i masave shtrënguese të qeverisë gjermane për të kursyer energji
Shtator 01, 2022 15:11Qeveria gjermane zbatoi masa shtrënguese në të gjithë vendin për të kursyer energji. Me kalimin e 6 muajve nga lufta në Ukrainë dhe me përpjekjet e Perëndimit për sanksionimin e energjisë së Rusisë, çmimi i energjisë në Evropë është rritur ndjeshëm dhe çmimi i energjisë elektrike në kontinentin e gjelbër ka arritur nivelin më të lartë.
-
Polonia kërkon që Gjermania të paguajë 1.3 trilion euro dëmshpërblime të Luftës së Dytë Botërore
Shtator 01, 2022 15:02Polonia vlerëson humbjet e saj të Luftës së Dytë Botërore të shkaktuara nga Gjermania në 6.2 trilion zloty (rreth 1.3 trilion euro) dhe thotë se "do t'i kërkojë Berlinit të paguajë këto dëmshpërblime".
-
Aeroplanmbajtësja britanike u çaktivizua para fillimit të stërvitjes detare
Shtator 01, 2022 14:50Mediat e huaja njoftuan se gabimi njerëzor mund të ketë çuar në dështimin e misionit të aeroplanmbajtëses së re britanike Princi i Uellsit.
-
Shtetet e Bashkuara synojnë të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Tajvan
Shtator 01, 2022 03:37Kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së tha: "Kongresi po shqyrton përshpejtimin e dërgesës së armëve në Tajvan për të përfunduar transferimin e armëve me vlerë 14 miliardë dollarë në këtë ishull vetëqeverisës".
-
Shtetet e Bashkuara i kërkuan Britanisë të ruajë informacionet sekrete të Snowden
Shtator 01, 2022 03:13Sipas hetimeve të fundit, është zbuluar se zyrtarët amerikanë u kanë kërkuar homologëve të tyre britanikë që të mos publikojnë informacionet e Snowden.
-
Kriza energjetike në Francë / Ndërprerjet e energjisë elektrike në shtëpi dhe racionimi i gazit të biznesit
Shtator 01, 2022 03:00Kryeministrja franceze Elisabeth Bourne paralajmëroi për skenarin më të keq këtë dimër në mes të krizës energjetike, duke thënë se energjia elektrikë për shtëpitë mund të ndërpritet për dy orë në ditë.
-
Punëtorët e hekurudhave në Britani fillojnë grevën
Shtator 01, 2022 02:55Shoqata Britanike e Punëtorëve të Transportit njoftoi se qindra punonjës të hekurudhave në këtë vend planifikojnë të bëjnë grevë për herë të katërt në vitin 2022 për të protestuar për kushtet e punës dhe pagat e tyre.
-
Situatë e nderë energjitike në Evropë
Gusht 31, 2022 15:52Ndërsa ndërprerjet e furnizimeve me gazin rus, po e përkeqësojnë sigurinë energjetike evropiane, kontinenti po përpiqet të përballet me atë që ekspertët thonë se është një nga krizat e tij më të këqija energjetike të para ndonjëherë, dhe që mund të përkeqësohet akoma më shumë.