Shtetet e Bashkuara synojnë të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Tajvan
Kryetari i komitetit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së tha: "Kongresi po shqyrton përshpejtimin e dërgesës së armëve në Tajvan për të përfunduar transferimin e armëve me vlerë 14 miliardë dollarë në këtë ishull vetëqeverisës".
Në një intervistë për Defense News, Gregory Meeks, një anëtar demokrat i Kongresit, shtoi se ligjvënësit amerikanë po punojnë për një plan që do të përshpejtojë dërgimin e këtyre armëve në Tajvan dhe do të reduktojë procedurat administrative. Senati i SHBA pritet të marrë në konsideratë përshpejtimin e transferimeve të armëve në Tajvan në muajin shtator. Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit të SHBA planifikon të hartojë këtë muaj të ashtuquajturin ligj të politikës mbi Tajvanin. Ky plan përfshin ofrimin e ndihmës ushtarake shtesë me vlerë 4.5 miliardë dollarë janë për Taipein (kryeqyteti i Tajvanit) dhe kërkon që Departamentet e Mbrojtjes dhe të Shtetit të SHBA-së të përshpejtojnë shitjet e armëve në Tajvan dhe të ndalojë vonesat e mëtejshme në shitjet e armëve në këtë ishull separatist. Sipas Defense News, legjislacioni do t'i japë Tajvanit statusin e një aleati të madh jo-anëtar i NATO-s dhe do t'i lejojë SHBA-së të ndërtojë një rezervë lufte për Tajvanin, e përbërë kryesisht nga municione. Këto rezerva, për të cilat do të ndahen 500 milionë dollarë në vit deri në vitin 2025, do të vihen në dispozicion menjëherë në rast të një sulmi nga Kina. Ndërsa tensionet midis Kinës dhe Tajvanit përshkallëzohen, ministria e mbrojtjes e Tajvanit njoftoi të enjten se për herë të parë kishte rrëzuar një dron kinez. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi: "Njësitë mbrojtëse të ushtrisë tajvaneze të vendosura në ishullin Kinmen qëlluan një dron kinez të mërkurën në mbrëmje dhe pas këtij incidenti, dronët kinezë u larguan me shpejtësi nga zona". Kina ka paralajmëruar se shitja e armëve nga Uashingtoni në Tajvan shkel parimin "Një Kinë" dhe Pekini do të marrë me vendosmëri masat e nevojshme për të ruajtur sovranitetin dhe sigurinë e tij. Të martën Pekini i bëri thirrje qeverisë amerikane të ndalojë menjëherë shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Tajvan, duke theksuar se shitja e armëve amerikane në Tajvan shkel rëndë parimin "Një Kinë" dhe Marrëveshjen dypalëshe SHBA-Kinë, inkurajon forcat separatiste dhe rrit tensionet në ngushticën e Tajvanit.