Serbia, me Rusinë apo me NATO-n?
(last modified Wed, 02 Jun 2021 18:06:22 GMT )
Qershor 02, 2021 20:06 Europe/Tirane
  • Serbia, me Rusinë apo me NATO-n?

Në vazhdën e zhvillimeve kur shtetet e rajonit të Ballkanit po realizojnë stërvitje ushtarake me Aleancën e Atlantike të Veriut (NATO), Serbia në anën tjetër ka zgjedhur Rusinë, si kundërvënie ndaj këtyre stërvitjeve, shteteve anëtare si dhe atyre që kanë synim integrimin në këtë aleancë.

Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, kjo e fundit ka publikuar revistën e rregullt ushtarake “Odbrana”, ku kanë veçuar donacionin e pranuar nga Rusia, me 30 tanke dhe mjete të blinduara të zbulimit BRDM-2MS, si dhe stërvitjen e përbashkët ushtarake me forcat speciale serbe dhe ruse të realizuara me 23 maj të këtij viti, në poligonin “Oresac”. Për më tepër, ata veçojnë edhe një donacion të dhuruar nga Kina me 200 mijë vaksina kundër COVID-19 për pjesëtarët e ushtrisë serbe. Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes rëndësi të veçantë i kushton edhe një stërvitje tjetër të planifikuar me forcat ushtarake ruse. Edhe vitin e kaluar, mediat ndërkombëtare patën informuar se Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të mbrojtjes për hapjen e një zyre në Serbi, me qëllim të zgjerimit të ndikimit dhe lidhjeve ushtarake me aleatin e saj tradicional në Ballkan, Serbinë, ndërsa kjo e fundit vazhdon të kërkojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 

Tags