Maqedonia e Veriut nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19
(last modified Sun, 27 Jun 2021 05:53:54 GMT )
Qershor 27, 2021 07:53 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19

Situata epidemiologjike e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut paraqitet e stabilizuar, madje  shifrat dëshmojnë se kurba e infektimit ka shfaqur prirje rënëse.

Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj thotë se në 24 orët e fundit janë evidentuar gjashtë raste pozitive dhe asnjë humbje jete.  Autoritete shëndetësore kanë kryer 3147 teste, ndërsa katër pacientë janë shëruar duke e çuar këtë shifër në 149.950, që nga fillimi i epidemisë.  Qyteti më i prekur nga epidemia është Shkupi, i cili raporton numrin më të lartë të viktimave. Deri tani në Maqedoninë e Veriut 5484 kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Tags