Distria Krasniqi ia sjellë Kosovës medaljen e artë nga Tokio
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i111822-distria_krasniqi_ia_sjellë_kosovës_medaljen_e_artë_nga_tokio
Distria Krasniqi e ka fituar finalen e Lojërave Olimpike në xhudo. Ajo ka fituar nga japonezja Funa Tonaki.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 24, 2021 13:21 Europe/Tirane
  • Distria Krasniqi ia sjellë Kosovës medaljen e artë nga Tokio

Distria Krasniqi e ka fituar finalen e Lojërave Olimpike në xhudo. Ajo ka fituar nga japonezja Funa Tonaki.

Është ditë historike dhe krenarie. Historike sepse Distria Krasniqi, ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, e para për të dhe krenari sepse një vend i vogël si Kosova jep një leksion të madh duke nxjerrë kampion e kampione në xhudo.Sportistja kosovare i mori të gjithë me radhë përpara në kategorinë deri në 48 kg teksa në finalen e madhe mposhti një rivale tê fortë si xhudistja japoneze Funa Tonaki.

Ajo e mundi atë me Wazzari pak sekonda para fundit të kohës sê rregullt dhe tani mund të quhet Mbretëreshë e Xhudos në kategorinë e saj. Më e mira, më e forta, KAMPIONE OLIMPIKE.

Krasniqi ka fituar me pikë. 

Kjo është medalja e parë për Kosovën deri më tash. 

Ajo ka folur pas meçit. "Ndihem e përmbushur. Synoj pjesëmarrjen edhe në dy olimpiada", ka thënë ajo për RTK-në. 

Është kjo medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në Rio 2016.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar xhudisten Distria Krasniqi pas fitores në finale të Lojërave Olimpike, duke fituar kështu edhe Medaljen e Artë.

"DISTRIA E ARTË"

Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë.Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio", ka shkruar Kurti.