Maqedonia e Veriut shënon 19 të vdekur nga COVID-19
(last modified Tue, 24 Aug 2021 06:04:22 GMT )
Gusht 24, 2021 08:04 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut shënon 19 të vdekur nga COVID-19

Që në nisje të muajit gusht, Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se 19 pacientë kanë humbur jetën dhe mbi 1100 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në 24 orë. Kjo shkallë në rritje e pozitivitetit të infektimeve ka ardhur edhe si rezultat i shtimit të testimeve. Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 6256 teste, ndërkohë 166 pacientë të tjerë janë shëruar. Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1.086.075 testime, prej të cilëve 165.684 kanë rezultuar pozitivë. Deri tani 5.608 persona kanë humbur jetën dhe pjesa më e madhe e tyre kanë qenë më sëmundje të tjera shoqëruese. Problem tjetër, i cili ka shqetësuar jo pak ekspertët është numri në rritje i rasteve aktive. Aktualisht të gjithë vendin numërohen 8.675 raste aktive dhe për këtë institucionet përgjegjëse vijojnë t’i nxisin qytetarët, që të vaksinohen.

Tags