Tragjedia në Tetovë/ Zaev: Shumë jetë u shuan, do zbardhim shkaqet
(last modified Thu, 09 Sep 2021 05:54:16 GMT )
Shtator 09, 2021 07:54 Europe/Tirane
  • Tragjedia në Tetovë/ Zaev: Shumë jetë u shuan, do zbardhim shkaqet

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në spitalin e modeluar në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit, kanë humbur jetën të pakën 10 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ku në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shumë jetë u shuam po lufta për jetën ende vazhdon. Ai thotë se shkaqet e zjarrit do të përcaktohen ndërkohë autoritetet përkatëse janë në terren.  "Një tragjedi e madhe ka ndodhur qendrën për Kovid në Tetovë. Një shpërthim shkaktoi një zjarr. Zjarri është shuar, por edhe shumë jetë janë shuar. Lufta për jetën ende po vazhdon, dhe të gjitha shërbimet kanë reaguar me sakrifica dhe shpëtim njerëzish. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e të ndjerit dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Shkaqet e zjarrit do të përcaktohen, për të cilat autoritetet gjyqësore janë tashmë në terren. Kjo është një ngjarje vërtet tragjike dhe mund t’ju ​​siguroj se e gjithë lidershipi shtetëror është i përkushtuar për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate. Aktualisht është mbledhur Shtabi i krizës në Komunën e Tetovës”, njofton Zaev.

 

Tags