Protesta e 8 janarit, Rama: Si në mesjetë, luftohej për ‘kështjellën’
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i120822-protesta_e_8_janarit_rama_si_në_mesjetë_luftohej_për_kështjellën’
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një “reality show” me politikanë realë protestën e 8 janarit në selinë blu.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2022 03:38 Europe/Tirane
  • Protesta e 8 janarit, Rama: Si në mesjetë, luftohej për ‘kështjellën’

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një “reality show” me politikanë realë protestën e 8 janarit në selinë blu.

Në 30-vjetorin e themelimit të FRESSH ai nënvizoi se selia e PD-së u kthye në një kështjellë që disa synonin ta mbronin dhe një pjesë tjetër ta merrnin. Rama shtoi se gjithçka ishte një ngjarje që të kthente pas në kohë, në mesjetë. “Tek oborri i një partie politike që u kthye në shesh-xhirimin e një ‘reality show’, me politikanë realë, por të arratisur mbrapa në kohë, diku andej nga mesjeta. Me goditën e partisë të kthyer në kështjellë, disa synonin për ta marrë, disa luftonin për të mos e lëshuar”, u shpreh kreu i qeverisë, teksa tha se kjo ngjarje ishte e paimagjinueshme. Rama theksoi se politika mbetet e patjetërsueshme për bashkëjetesën mes njerëzve, për progresin ekonomik dhe shoqëror të vendit.