Maqedonia e Veriut kërkon nga Kosova rishikim të masave në kufi.
(last modified Wed, 26 Jan 2022 07:01:52 GMT )
Janar 26, 2022 08:01 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut kërkon nga Kosova rishikim të masave në kufi.

Ministri i ri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij për masat.

“Ia shpreha shqetësim tim për masat e marra atje që kanë mirëkuptim dhe respekti. Por edhe funksionimi i popullatës do të jenë në masë të duhur. Ne si Ministri e Shëndetësisë kemi gjetur një mesatare mes menaxhimit të krizës dhe ekonominë e zhvilluar”, u shpreh ai. Ministri shtoi se këto masa janë vendosur në Kosovë për shkak të dyfishimit të rasteve me COVID. Sa i përket situatës në Maqedoninë e Veriut, ai tha se është nën kontroll. “Të gjitha analizat na imponojnë respektim të masave dhe protokolleve në luftën kundër COVID-19. Po rritet numri i infektimeve brenda ditës, deri në këto momente kemi kapacitet për të përballuar këtë situatë”, tha ai. Ministri nënvizoi se në RMV nuk do të ketë një ashpërsim të masave anti-COVID. “Nuk kemi ndonjë strategji për masave për izolim të popullatës. Për momentin respektojmë mbajtjen e maskave, distancimin dhe kapacitetin e njerëzve në grumbull”, tha ministri. Nga 22 janari deri në datën 4 shkurt, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës, duhet të kenë certifikatë vaksinimi me 3 doza, ose një certifikatë vaksinimi me dy doza dhe një test PCR negativ.

Tags