PD e Berishës shpall pretendentët për kreun e Bashkisë së Lushnjës
Komisioni i Rithemelimit ka shpallur emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret për t’u përzgjedhur si kandidat për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale.
Klevis Balliu, i caktuar koordinator i Komisionit te Rithemelimit te Partisë Demokratike ne bashkinë Lushnje tha se Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iljazi dhe Indrit Qerimi do të jenë në garë mes tyre përballë votës së hapur të anëtarësisë më 30 janar. Një javë më parë, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike konfirmoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 mars. Përmes një deklarate për mediat, Komisioni njoftoi se përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet do të bëhej nga anëtarësia.