Rama mohon ndryshimet në qeveri: Nuk ka arsye pse të ketë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124664-rama_mohon_ndryshimet_në_qeveri_nuk_ka_arsye_pse_të_ketë
Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndryshe nga ç’është përfolur ditët e fundit në media.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2022 16:26 Europe/Tirane
  • Rama mohon ndryshimet në qeveri: Nuk ka arsye pse të ketë

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndryshe nga ç’është përfolur ditët e fundit në media.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PS, kryeministri tha: Nuk ka arsye pse të ketë ndryshime në qeveri. Rama tregoi se në mbledhjen e kryesisë u diskutua lidhur me organizimin e Kongresit të PS, që pritet të mbahet më 9 prill. Ai tha se në kongres do të paraqiten rezultatet e Këshillimit Kombëtar, një proces që siç theksoi do të mbahet çdo vit. “Është një proces i rëndësishëm që do ta bëjmë çdo vit dhe do u tregojmë njerëzve se çfarë ata kanë vendosur, do të bëhet”, tha Rama.