Arrestohet Muhamed Zeqiri, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion
Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Ai u dërgua mesnatën e së enjtes në burgun e Shkupit, pasi Gjykata Themelore i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Zekiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.
Sipas Alsat, ai është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm ndërsa Gjykata Penale pritet të marrë vendim pasi të dëgjojë argumentet e prokurorisë dhe Zekirit. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në një deklaratë për mediat prokurorja Katerina Kolareviç nuk ka treguar se ku janë paratë nga përvetësimi i pretenduar i thesarit të shtetit prej një milion eurosh. Ajo tha se nuk kanë prova për rastin, por kanë dyshime dhe hetimin e kanë hapur dje kur kanë kërkuar paraburgimin e Zekirit.