Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125574-shqipëria_e_fundit_në_rajon_për_cilësinë_e_universiteteve
Universiteti i Tiranës renditet i fundit nga universitetet kryesore të vendeve të rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 14, 2022 05:05 Europe/Tirane
  • Shqipëria e fundit në rajon për cilësinë e universiteteve

Universiteti i Tiranës renditet i fundit nga universitetet kryesore të vendeve të rajonit.

Në klasifikimin botëror të cilësisë së universiteteve sipas “Ranking web of Universities” Shqipëria renditet e 3 786-ta nga 31 mijë universitete në 200 shtete të botës. Në rajon, i pari renditet Universiteti i Athinës, pasuar nga Universiteti i Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Klasifikimi që bën ‘Ranking web’ bazohet në cilësinë, kërkimin shkencor, performancën e çdo universiteti, sipas pasqyrimit që ato vetë bëjnë në web-et e tyre. “Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë. Pas Harvardit renditen “Stanford University” dhe “Massachusetts Institute of Technology”.