Komisioni i Rithemelimit zgjedhje për kryetar në 9 degë të PD-së
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i126220-komisioni_i_rithemelimit_zgjedhje_për_kryetar_në_9_degë_të_pd_së
Komisioni i Rithemelimit zhvillon të hënën procesin zgjedhor për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në 9 degë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 26, 2022 08:57 Europe/Tirane
  • Komisioni i Rithemelimit zgjedhje për kryetar në 9 degë të PD-së

Komisioni i Rithemelimit zhvillon të hënën procesin zgjedhor për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në 9 degë.

Zgjedhjet do të mbahen në degët e PD-së në Peqin, Korçë, Devoll, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi të Madhe dhe Tiranë dega 7. Në Shkodër, nga 9 kandidatë, në garë kanë mbetur vetëm 4, pasi 5 u tërhoqën nga gara të dielën. Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19:00. Procesi vijon të kundërshtohet nga pjesa tjetër në Partinë Demokratike që ka kërkuar shtyrjen e tij.