Ambasadori gjerman shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE
May 15, 2022 03:29 Europe/Tirane
Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE ka dhënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Duke përshëndetur aplikimin e Kosovës, Rohde shprehet se Gjermania mezi pret ta shohë Kosovën në KiE. “Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat për procesin e anëtarësimit”, shprehet ai. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dorëzoi të enjten aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Gërvalla e ka dorëzuar personalisht aplikimin në Strasburg.
Tags