Ambasadori gjerman shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i127180-ambasadori_gjerman_shpreh_mbështetjen_për_anëtarësimin_e_kosovës_në_kie
Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE ka dhënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2022 03:29 Europe/Tirane
  • Ambasadori gjerman shpreh mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE ka dhënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Duke përshëndetur aplikimin e Kosovës, Rohde shprehet se Gjermania mezi pret ta shohë Kosovën në KiE. “Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat për procesin e anëtarësimit”, shprehet ai. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dorëzoi të enjten aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Gërvalla e ka dorëzuar personalisht aplikimin në Strasburg.