Alibeaj: PS-ja u tërhoq nga marrëveshja për presidentin, nuk pranon konsensusin
“Partia Socialiste u tërhoq nga marrëveshja për të pasur një president konsensual, i cili duhet të jetë mbi palët.”
Kështu deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë një deklarate për mediat këtë të premte. Sipas Alibeajt, kjo tregon se mazhoranca nuk kërkon një proces me konsensus për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit. “Sot ka pasur në media po edhe nga kontaktet që kam pasur, një tërheqje nga Partia Socialiste. Ne u nisëm nga ideja për të krijuar një president konsensual dhe mbi palët. Kjo tërheqje nga nënshkrimi edhe nga pala tjetër, nuk është gjë tjetër veçse mospranim i mos konsuelitetit të kandidaturës”, tha Alibeaj. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar. Shkak për anulimin e kësaj mbledhjeje, është bërë deklarata e kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kishte deklaruar më herët se nuk presidenti i propozuar nga opozita nuk zgjidhet në ruandin e dytë e të tretë, Kreu i ri i Shtetit do të zgjidhet nga Partia Socialiste në raundin e katërt. Ky sqarim i Ballës cilësohet si shkelje e marrëveshjes nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.