450 mijë shqiptarë emigruan brenda një dekade
(last modified Fri, 07 Oct 2022 07:42:29 GMT )
Tetor 07, 2022 09:42 Europe/Tirane
  • 450 mijë shqiptarë emigruan brenda një dekade

Shqipëria humbet çdo vit rreth 20 mijë banorë. Emgrimi drejt vendeve perëndimore, dominohet nga rikthimi i shqiptarëve në atdhe, ku përgjatë dekadës së fundit janë larguar 450 mijë vetë dhe janë kthyer 237 mijë.

Shifrat e migracionit neto tregojnë se vendi ynë ka humbur që nga viti 2011, 7.5% të banorëve të saj. Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave, tregojnë se ritmet e ikjes janë përshpejtuar në vitin 2021, ndërsa efektet e braktisjes janë parë në 11 qarqet e vendit, me përjashtim të Tiranës. Emigracioni masiv i shqiptarëve nisi në vitin 1990, dhe 32 vite më pas shifrat e shpopullimit, nuk duket të jetë frenuar nga politikat vendase. Italia, Greqia, SHBA dhe Gjermania janë vendet ku janë shpërngulur shumica e qytetarëve 3 dekadat  e fundit, ku numri i emigrantëve arrin në 1.2 mln. Shëndetësia, shkollimi, shërbimet shoqërore dhe në përgjithësi përmirësimi i cilësisë së jetës, janë bërë kërkesat kryesore që kanë motivuar largimin. Ndërkohë, nga emigrimi në shekuj, diaspora shqiptare është edhe më e gjerë, duke u shtrirë në  5 kontinente me një komunitet, që arrin në 1.7 mln banorë nga vlerësimet e tërthorta.

 

Tags