Presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurisë për sulmet kibernetike
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133092-presidenti_begaj_mbledh_nesër_këshillin_e_sigurisë_për_sulmet_kibernetike
Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë në lidhje me sulmet kibernetike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 10, 2022 09:27 Europe/Tirane
  • Presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurisë për sulmet kibernetike

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë në lidhje me sulmet kibernetike.

Nuk dihet ende ora e mbledhjes apo detaje nga takimi i rëndësishëm.Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i Mbrojtjes, Drejtësisë, Punëve të Brendshme, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme dhe Energjisë.Anëtarët  janë edhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.Për herë të fundit Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur nga ish-presidenti Ilir Meta në 14 shkurt 2022 për shkak të tensioneve Rusi-Ukrainë.