Ministri Vuçeviç: Jemi të gatshëm të dërgojmë forca serbe në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136398-ministri_vuçeviç_jemi_të_gatshëm_të_dërgojmë_forca_serbe_në_kosovë
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se Serbia është e gatshme që të dërgojë forca serbe në Kosovë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2022 05:36 Europe/Tirane
  • Ministri Vuçeviç: Jemi të gatshëm të dërgojmë forca serbe në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se Serbia është e gatshme që të dërgojë forca serbe në Kosovë.

Vuçeviç tha se Beogradi kërkon që të aktivizohet klauzola e rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Euronews Serbia. “Ne jemi absolutisht të gatshëm të dërgojmë forca. Për shkak të situatës në terren, Serbia kërkon që të aktivizohet kjo klauzolë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në këtë mënyrë të ruhet siguria e serbëve dhe pronave serbe, kishave dhe manastireve”, theksoi ai. Vuçeviç nënvzoi se Serbia do të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, si dhe se është e përkushtuar për dialog, por që kërkon vullnetin e disa palëve. Sipas tij, Beogradi do të bëjë më shumë për të ruajtur paqen dhe për të gjetur një marrëveshje politike për të shmangur përshkallëzimin.