Bashkimi Evropian pranon t'i japë statusin kandidat Bosnjë-Hercegovinës
(last modified Fri, 16 Dec 2022 06:58:12 GMT )
Dhjetor 16, 2022 07:58 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian pranon t'i japë statusin kandidat Bosnjë-Hercegovinës

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian në takimin e tyre të enjten në Bruksel ranë dakord t'i japin statusin e kandidatit Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas IRNA, liderët evropianë në takimin e Brukselit shpallën marrëveshjen përfundimtare me kandidaturën e Bosnjës për anëtarësim, por ende ka shumë shqetësime për stabilitetin politik të këtij vendi me tre milionë banorë. Komisioni Evropian ka identifikuar 14 çështje për reforma në Bosnje, në mënyrë që të fillojnë negociatat zyrtare për anëtarësimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian. Përveç Bosnjës edhe Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina janë kandidate për anëtarësim në Evropë. Anëtarësimi në këtë bashkim mund të zgjasë disa vite dhe kërkon reforma të thella. Pas Ukrainës dhe Moldavisë, Bosnja është vendi i tretë, aplikimi i të cilit për anëtarësim në BE është pranuar në 6 muajt e fundit. Bashkimi Evropian është i shqetësuar se nëse kërkesa e disa vendeve për t'u anëtarësuar në BE nuk pranohet, Kina dhe Rusia mund të zgjerojnë ndikimin e tyre në këto vende.

Tags