Haradinaj: Krijimi i asociacionit, rruga e vetme për tek marrëveshja finale
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138990-haradinaj_krijimi_i_asociacionit_rruga_e_vetme_për_tek_marrëveshja_finale
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2023 05:53 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Krijimi i asociacionit, rruga e vetme për tek marrëveshja finale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një prej çështjeve që ka krijuar tension mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe mes Prishtinës e faktorit ndërkombëtar. Gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës Haradinaj vlerëson qëndrimin e Uashingtonit në këtë proces, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, po ndihmojnë Kosovën të kalojë pengesën e fundit, për të arritur tek marrëveshja finale. Haradinaj tha gjithashtu se i ashtuquajturi propozimi evropian, i cili sipas tij në fakt është më shumë amerikan, është një mundësi reale që Kosova të “divorcohet” nga Serbia. “Besoj që ambasadori po bën një punë të madhe dhe po i jep një ndihmë Kosovës, për t’i hequr pengesën e fundit para mbërritjes tek mundësia e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, në atë që njihet si plani franko-gjerman. Kosova duhet ta gjejë një rrugë që të mos mbetet peng i Asociacionit për të arritur këtë marrëveshje. Puna që ka bërë sot ambasadori është një mënyrë për ta konsumuar procesin deri në arritjen e marrëveshjes”, tha Haradinaj.